View this page in other languages:
English | Español | Português | Tiếng Việt | عربى
Për t'ju ofruar trajtim mjekësor në mënyrë sa më efektive, ne kërkojmë përkushtim të njëjtë nga stafi, pacientët dhe vizitorët. Besimi dhe respekti i ndërsjellë mund të na ndihmojë ne të ofrojmë planin e duhur të trajtimit, në një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm që promovon shërim.
Më poshtë kemi përshkruar pritshmëritë e Kodit të Sjelljes për të gjithë Pacientët dhe Vizitorët i cili është konceptuar me synimin për të siguruar që qëndrimi, takimi apo vizita juaj në spital të jenë të suksesshme:
- Pacientët, vizitorët dhe personeli do t’i adresohen njëri-tjetrit në mënyrë të respektueshme.
- Pacientët inkurajohen të flasin me ofruesit e tyre të kujdesit shëndetësor rreth planit të tyre të kujdesit terapeutik.
- Ky është një kampus ku nuk lejohet duhani. Përdorimi i duhanit është i ndaluar në mjediset e kampusit.
- Armë, artikuj illegal ose të rrezikshëm, përdorimi i alkoolit, kanabis dhe drogave të paligjshme, si dhe posedimi i pajisjeve të nevojshme për atë aktivitet, janë të ndaluara në të gjitha zonat dhe mjediset e kampusit. Për pacientët, ne mund të kërkojmë nga ju një kampion të urinës ose të gjakut, nën observim, për qëllim kontrolli për përdorim droge, nëse përdorimi i substancave të ndaluara dyshohet ose konsiderohet një çështje e rëndësishme në planin tuaj të trajtimit. Refuzimi do të konsiderohet si një pranim nga pacienti se një përdorim i tillë i një substance të ndaluar ka ndodhur.
- Pacientët, vizitorët dhe personeli do të përmbahen nga shfaqja e sjelljeve kërcënuese apo abuzive ndaj njëri-tjetrit. Ne kemi zero tolerancë për sjellje kërcënuese apo abuzive.
- Vulgariteti, ngacmimi seksual, ofendimet në lidhje me racën ose kulturën apo komente të tjera përçmuese të çfarëdo lloji ndaj të tjerëve nuk tolerohen, përfshirë, por pa u kufizuar në, sharje ose vërejtje që synojnë moshën, racën, përkatësinë etnike, fenë, kulturën, paaftësinë, gjuhën, seksualitetin ose orientimin seksual, identitetin gjinor, statusin socio-ekonomik, statusin martesor apo prejardhjen e tjetrit.
- Pacientët, vizitorët, dhe personeli do të përmbahen nga ndonjë regjistrim me video i paautorizuar. Kërkesat e mëposhtme priten gjithashtu edhe nga pacientët e shtruar në spital:
- Pacientët do të qëndrojnë në pavion për sigurinë e tyre dhe për të lehtësuar kujdesin në kohë. Qëndrimi në pavion lejon testimin e shpejtë, administrimin në kohë të medikamenteve dhe vlerësimin e shpeshtë nga ofruesit e kujdesit shëndetësor. Pacientët inkurajohen të ecin në korridorin e pavionit të tyre.
- Pacientët të cilët largohen nga pavioni duhet të zhvillojnë një plan terapeutik me mjekun dhe ekipin e tyre të infermierëve për të qenë jashtë pavionit, përpara se të largohen nga pavioni.
- Largimi nga pavioni, nëse nuk është pjesë e planit tuaj të kujdesit terapeutik, mund të konsiderohet largim kundër këshillës mjekësore dhe mund të rezultojë në nxjerrjen tuaj nga spitali.
Një mjedis i sigurt dhe i respektueshëm është thelbësor në promovimin e një mjedisi terapeutik, për rrjedhojë, nëse pritshmëritë e lartpërmendura nuk ndiqen:
- Pacientë: Nëse vendosni të mos respektoni planin tuaj të kujdesit terapeutik ose pritshmëritë e mësipërme, ne mund t'ju nxjerrim nga spitali ose takimi juaj.
- Vizitorë: Nëse ju nuk arrini të përmbushni kërkesat e pritura nga ju si mësipër, mund t'ju kërkohet të largoheni nga kampusi dhe mund të kufizoheni nga privilegjet e vizitave në të ardhmen.
Data e Aprovimit: 25 Janar, 2024