View this page in other languages:
English | عربى | Español | Português
ërgatitja për kolonoskopinë tuaj do të sigurojë që procedura juaj të vazhdojë siç është planifikuar. Faqet e mëposhtme japin përgjigje pacientëve tanë për pyetjet e bëra më shpesh. Për informacion shtesë në lidhje me takimin tuaj ose udhëzimet e përgatitjes, ju lutemi kontaktoni programuesit tanë në 508-334-8036.
Përpara se të vazhdoni me një kolonoskopi ose ndonjë procedurë, sigurohuni që të dini:
- Emrin e testit ose procedurës
- Arsyen pse po bëni testin ose procedurën
- Rreziqet dhe përfitimet tuaja të testit ose procedurës
- Efektet anësore ose komplikimet e mundshme të procedurës
- Kur dhe ku do ta keni testin ose procedurën: Shih Udhëzimet (lidhja me hartën e vendndodhjeve)
- Kush do ta bëjë testin ose procedurën dhe kualifikimet e tyre? Gjeni një Doktor (hyni në doukumentet e Gastroenterologjisë (GI inicialet në Anglisht) në seksionin e pyetjeve të bëra shpesh (FAD inicialet në Anglisht)
- Çfarë do të ndodhte nëse nuk e bëni testin ose procedurën? Shihni Pse më duhet një kolonoskopi
- Ndonjë test ose procedurë alternative për t'u marrë parasysh: Shih A ka procedura ose teste alternative ndaj kolonoskopisë që japin të njëjtat rezultate?’’
- Cilin mund të telefononi pas testit ose procedurës nëse keni pyetje ose probleme (Për Urgjenca telefononi 911. Përndryshe, telefononi infermierët tanë në 508-334-6484, 508-334-8419 ose 774-442-2154)
- Sa do të duhet të paguani për testin ose procedurën dhe nëse do të mbulohet nga sigurimi juaj shëndetësor. (Kontaktoni kompaninë tuaj të sigurimit shëndetësor në numrin e shënuar në pjesën e pasme të kartës suaj të sigurimit. Klikoni këtu për më shumë informacion mbi këshillimin financiar. Klikoni këtu për detaje mbi kriteret e Medicare për mbulimin e kolonoskopisë.)
PYETJE?
Për emergjencë mjekësore: telefononi 911
Për pyetje në lidhje me logjistikën ose përgatitjen e takimeve: telefononi programuesit tanë në 508-334-8036, nga e Hëna në të Premte, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Për pyetje shëndetësore/klinike ose probleme përpara ose pas procedurës suaj:
telefononi ekipin tonë të infermierisë nga e Hëna deri të Premten, nga ora 8 am deri në 4 pasdite në 508-334-8419 (21 Eastern Avenue), 508-334-6484 (Kampusi Memorial), 774-442-2154 (Kampusi Universitar) ose 508-597-2233 (Southborough).
Për pyetje urgjente (vetëm pas orarit të punës), kontaktoni centralin kryesor të spitalit në 508-334-1000 dhe kërkoni infermieren ose mjekun e gastroenterologjisë në roje.