Plan Your Visit
Patient Resources
Español | Português | English | Shqip | عربى
Në varësi të orës së procedurës, mund t'ju duhet të përfundoni përgatitjen tuaj. Ju mund të vazhdoni të pini lëngje pa ngjyrë deri në dy orë përpara procedurës. Pas mbërritjes për procedurën tuaj, do t'ju kërkohet të mbyllni çdo pajisje (p.sh. celularin, tabletin, etj.). Të gjitha sendet që sillni do të ruhen në një qese nën shtratin tuaj. Do të çoheni në një dhomë procedurash, do t'ju kërkohet të hiqni të gjitha bizhuteritë dhe do t'ju jepet një rrobë për të veshur. Do t'ju jepet një medikament qetësues ose dhimbjeje nëpërmjet një linje intravenoze (IV inicialet në Anglisht) dhe oksigjen. Presioni juaj i gjakut, frekuenca e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe niveli i oksigjenit do të monitorohen gjatë gjithë kohës. Për procedurën zakonisht do t'ju kërkohet të shtriheni në anën tuaj të majtë. Në varësi të anestezisë ose qetësuesit të dhënë, mund të jeni në gjendje të ndjeni kolonoskopin, por mjeku juaj do t'ju udhëheqë gjatë procedurës dhe si të shmangni shqetësimin. Për shumicën, medikamentet qetësuese dhe për dhimbje ju bëjnë të ndiheni të përgjumur dhe të relaksuar, kështu që mund të mos mbani mend shumë nga procedura.
Ju nuk mund të hani asgjë në mëngjesin e procedurës suaj, por mund të vazhdoni të pini lëngje pa ngjyrë deri në 2 orë perpara procedurës. Mund të bëni dush dhe të lani dhëmbët.
Ju Nuk do të rruheni.
Cikli juaj menstrual nuk do të ndikojë në kolonoskopinë tuaj. Të brendshmet tuaja do të hiqen gjatë procedurës, kështu që ju mund të vazhdoni të përdorni produkte të brendshme.
Mund të sillni një celular ose pajisje tjetër (p.sh., tablet, kindle, etj.), megjithatë, do t'ju kërkohet t’i mbyllni ato në dhomën e pritjes.
Ju duhet të prisni të kaloni dy deri në tre orë në procedurën tuaj. Ndërsa kolonoskopia do të jetë 30 deri në 40 minuta, do t'ju duhet kohë për t’u regjistruar përpara dhe për t'u rikuperuar më pas.
Do t'ju jepet një rrobë për të veshur gjatë procedurës tuaj dhe do t'ju kërkohet të hiqni të brendshmet. Mjeku juaj do të vendosi kolonoskopin përmes anusit tuaj. Përveç anusit tuaj, rroba do të mbulojë pjesën tjetër të trupit tuaj.
Sedatimi ose anestezia e përdorur varet nga historia juaj e mëparshme mjekësore dhe rekomandimi i mjekut tuaj. Disa pacientë do të marrin qetësues të lehtë dhe mund të ndjejnë kolonoskopin gjatë gjithë procedurës. Të tjerët do të jenë nën anestezi dhe nuk do të ndjejnë asgjë. Pavarësisht nëse merrni sedatim apo anestezi, shumica e pacientëve nuk mbajnë mend shumë për procedurën. Flisni me mjekun tuaj për atë që do t'ju jepet.
Në varësi të sasisë të sedatimit të dhënë, mund të jeni në gjendje të ndjeni kolonoskopin. Kjo mund të shkaktojë siklet, dhimbje të lehta, presion ose ngërçe. Mjeku juaj mund t'ju kërkojë të merrni frymëmarrje të thella, të ngadalta ose të lëvizni pozicionet për të lehtësuar shqetësimin.
Pas procedurës suaj, ju do të dërgoheni në dhomën e rikuperimit për t'u monitoruar. Procesi juaj i rikuperimit do të varet nga lloji i qetësuesit që keni marrë. Pasi tensioni juaj i gjakut, pulsi dhe frymëmarrja të stabilizohen dhe të jeni zgjuar dhe alert, do të dërgoheni në dhomën tuaj të spitalit (nëse procedura juaj është pjesë e një qëndrimi më të gjatë në spital) ose mund të dilni nga spitali për në shtëpinë tuaj. Ju NUK do të jeni në gjendje të ngisni makinën vetë për në shtëpi në ASNJË rrethanë, prandaj sigurohuni që të keni dikë të planifikuar dhe të gatshëm pas procedurës suaj për t'ju marrë në shtëpi. Ju nuk duhet të drejtoni automjet për 24 orë ose të paktën për pjesën e mbetur të ditës.
Pas procedurës, ju mund të kaloni gazra dhe të ndjeni dhimbje te lidhura me gaz në stomak. Ecja dhe lëvizja mund të ndihmojnë në lehtësimin e çdo dhimbjeje të lehtë.
Nëse jeni duke përjetuar dhimbje të forta ose kërcënuese për jetën, telefononi 911.
Telefononi infermieret tona në 508-334-6484, 508-334-8419 ose 774-442-2154 nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga të mëposhtmet:
Mund t'ju jepen udhëzime shtesë për të lehtësuar dhimbjen dhe simptomat, në varësi të situatës suaj.
Pas procedurës suaj, duhet të merrni pushim pjesën tjetër të ditës për të pushuar dhe për të lejuar që sedatimi ose anestezia të dalin nga sistemi. Evitoni alkoolin, ngarjen e makinës dhe marrjen e vendimeve kryesore. Ju nuk duhet të drejtoni automjet për 24 orë ose të paktën për pjesën e mbetur të ditës. Mund t'ju duhet më shumë kohë për t'u rikuperuar nëse hiqet ndonjë polip.
Shpesh mund të hani çdo gjë që ndjeni se mund të toleroni pas procedurës. Disa njerëz fillojnë me vakte të vogla dhe të buta; të tjerët jo. Nuk duhet të pini alkool për të paktën 24 orë. Mund t'ju kërkohet të pini lëngje shtesë për të kompensuar ujin që keni humbur ndërsa u përgatitët për procedurën.