Paperless Billing Announcement: Albanian
Të Dashur Pacientë të Nderuar,
Duke filluar nga 1 Prill 2025, UMass Memorial Health do të regjistrojë automatikisht të gjithë pacientët në programin tonë të faturimit elektronik (pa letër), përveç rasteve kur ata kanë zgjedhur më parë të mos marrin pjesë në këtë program. Faturimi elektronik e bën më të lehtë menaxhimin e llogarisë tuaj në internet (online) kurdo që ju dëshironi, na ndihmon ne të reduktojmë përdorimin tonë të letrës dhe kontribuon në përpjekjet tona për të suportuar atmosferën tonë.
Çfarë do të thotë kjo për ju
Duke filluar nga Prill 2025, të gjithë pacientët që kanë një adresë të postës elektronike (email-i) ose një numër telefoni celular në sistemin tonë, do të regjistrohen automatikisht për faturimin elektronik (pa letër), përfshirë edhe pacientët që nuk kanë llogari myChart. Disa pacientë me llogari për kartelën elektronike “myChart” janë tashmë regjistruar për faturimin elektronik.
Nëse preferoni, ju mund të vazhdoni të merrni dokumentim të faturimeve me letër nëpërmjet postës. Ju do të merrni një email ose njoftim me tekst kur një dokumentim i ri faturimi të jetë në dispozicion, përfshirë udhëzime për menaxhimin e preferencave tuaja në lidhje me këtë. Ju keni gjithashtu opsionin për të zgjedhur për të mos marrë pjesë në këtë program duke vizituar seksionin e Faturimit Elektronik “Paperless Billing” të myChart.
Ne e vlerësojmë mirëkuptimin dhe suportin tuaj ndërsa kryejmë transferimin në faturimin elektronik. Nëse keni ndonjë pyetje apo keni nevojë për asistencë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni shërbimin e klientit të departamentit tonë të faturimit në 800-225-8885.
Regjistrimi për llogarinë myChart dhe përditësimi i informacionit dhe preferencave tuaja
Nëse nuk jeni regjistruar për llogarinë myChart, konsideroni të regjistrohuni sot! Llogaria myChart është e lehtë për t'u përdorur dhe regjistrimi është një proces i thjeshtë. Me llogarinë myChart do të keni akses të mbrojtur për informacionin tuaj shëndetësor, përfshirë informacionin për vizitat mjekësore, rezultatet e testeve dhe medikamentet. Kohët e fundit kemi hedhur në market edhe myChart Spanjisht myChart Spanish, duke e bërë faqen plotësisht të aksesueshme për patients të cilët flasin Spanjisht.
Pasi të jeni regjistruar në myChart, ju mund të verifikoni dhe përditësoni informacionin tuaj të kontaktit apo të vendosni preferencat tuaja për njoftimet. Ju mund të merrni njoftimet me tekst madje, kur na jepni numrin tuaj të telefonit celular.
Për asistencë me myChart, ju lutemi dërgoni email në mychartsupport@umassmemorial.org
Faleminderit që zgjodhët UMass Memorial Health. Ne presim me dëshirë të vazhdojmë t'ju ofrojmë kujdes mjekësor të cilësisë më të lartë.