You are here

Medications and Health Conditions (Albanian)

View this page in other languages: 
 عربى | Português | Tiếng Việt | Español

Cilat janë kërkesat e testimit për COVID-19?

Pacientët pa simptoma dhe pa ndonjë ekspozim ndaj COVID-19 NUK do të kenë nevojë për testim për COVID-19 përpara procedurës. Kjo është pavarësisht nga statusi i vaksinimit apo kategoria e rrezikut të aerosolit të procedurës.

Pacientët që kanë simptoma ose që kanë një ekspozim ndaj COVID-19 do të kenë nevojë për testim përpara procedurës dhe mund të kenë nevojë të shtyjnë procedurën. Telefononi programuesit tanë menjëherë në (508) 334-8036 për të marrë udhëzime të mëtejshme.

Të gjitha udhëzimet e mësipërme janë subjekt për ndryshim.

Çfarë duhet të dijë ofruesi i kujdesit tim shëndetësor për historinë time të kaluar mjekësore përpara procedurës sime? 

Kur planifikoni procedurën tuaj, bisedoni me planifikuesin tuaj për medikamentet tuaja aktuale. Planifikuesi juaj do të ketë pyetje për ju në lidhje me gjëndjen tuaj mjekësore dhe procedurat e mëparshme mjekësore. Për sigurinë tuaj, disa pacientë mund të kenë nevojë të kryejnë procedurën e tyre në një sallë operacioni nëse kanë disa kushte me rrezik më të lartë. Nëse keni ndonjë pyetje, duke përfshirë ndonjë histori familjare ose personale të kancerit kolorektal ose ndonjë rezultat të mëparshëm të kolonoskopisë, kontaktoni mjekun tuaj të kujdesit parësor (PCP inicialet në Anglisht) ose gastroenterologun. 

Do të pyeteni për peshën tuaj. Për sigurinë tuaj, është kritike që të jeni të sinqertë dhe sa më të saktë në lidhje me peshën tuaj. Ju gjithashtu do të pyeteni nëse keni ndonjë nga gjëndjet ose pajisjet mjekësore të mëposhtme:

  • Paftësi per të ecur/lëvizur lehtësisht ose nëse jeni i kufizuar në karrige me rrota
  • Hipertermi Malinje
  • Clostridioides dificile: Diarre e rëndë dhe kolit (inflamacion) i zorrës së trashë shkaktuar nga bakterie
  • Transplanti i mëlçisë ose cirroza  
  • Sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD inicialet në Anglisht) e kontrolluar ose e pakontrolluar) ose me oksigjen në shtëpi
  • Astma (e kontrolluar ose e pakontrolluar))
  • Apnea obstruktive e gjumit (e kontrolluar ose e pakontrolluar)
  • Histori e intubimit të komplikuar ose vështirësi me anestezinë 
  • Kirurgji ose rrezatim i gojës ose qafës
  • Anomali e anatomisë së rrugëve të frymëmarrjes ose qafës ose diapazon i reduktuar i lëvizjes
  • StomaTrakeale/Trakeostomi 
  • Sëmundje e arterieve koronare 
  • Pajisje të ritmit kardiovaskular: defibrilator- kardiovertues automatik, i implantueshëm ose stimulues kardiak bi-ventrikular 
  • Përdorimi i antikoagulantëve ose antitrombociteve
  • Dializa renale ose transplanti i veshkave
  • Histori e krizave epileptike
  • Dëmtime të rënda të funksioneve intelektuale ose të memories.
  • Goditje ose aksident cerebrovaskular

Nëse ndonjë nga kushtet tuaja mjekësore ndryshon, kontaktoni programuesit tanë në 508-334-8036 përpara procedurës suaj.

A duhet të vazhdoj të marrë barnat e mia ditore (si p.sh., hollues gjaku, antibiotikë, vitamina, tableta hekuri, antiacidë të lëngshëm, barna për diabetin, medikamente të tjera të përshkruara me recetë)?

Është e rëndësishme që të kontaktoni ofruesin e kujdesit tuaj shëndetësor që japin recetat në lidhje me medikamentet tuaja përpara kolonoskopisë për të konfirmuar se cilat duhet të ndaloni dhe cilat duhet të vazhdoni të merrni. Shumë shpesh, mjekët rekomandojnë që shumica e pacientëve të vazhdojnë medikamentet e zemrës, të tilla si beta-bllokuesit dhe medikamentet për të kontrolluar rrahjet e zemrës. Medikamentet për të kontrolluar gjëndjet neurologjike (p.sh. sëmundjen e Parkinsonit, krizat epileptike), disa medikamente kundër ankthit dhe dhimbjeve shpesh vazhdojnë. Si rregull i përgjithshëm përgatitor, ndaloni përdorimin e suplementeve me fibra (p.sh., Metamucil, Citrucel, Fiberall), tabletat e hekurit, vaj peshku, vitaminën E dhe suplementet.