Plan Your Visit
Patient Resources
View this page in other languages:
English | عربى | Español | Português | Tiếng Việt
Kolonoskopia është një procedurë që lejon ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor të kontrollojë pjesën e brendshme të zorrës ose zorrës së trashë. Procedura kryhet duke përdorur një tub të gjatë fleksibël, të quajtur kolonoskop. Kolonoskopi ka një kamerë të vogël dhe dritë në njërin fund që vendoset në rektum dhe zhvendoset përgjatë zorrës së trashë. Kamera dërgon imazhe te mjeku juaj për vlerësim dhe mund të tregojë inde të inflamuara, polipe, ulçera dhe rritje të tjera anormale. Mjeku juaj mund të heqë indet ose rritjet anormale për ekzaminim të mëtejshëm.
Çfarë bën zorra e trashë dhe sa seksione të ndryshme ka?
Zorra, apo zorra e trashë, është pjesa e fundit e sistemit tuaj tretës. Ajo thith ujin për të ndryshuar mbetjet nga jashtëqitje e lëngshme në të ngurtë. Zorra e trashë është rreth pesë këmbë e gjatë tek të rriturit dhe ka katër seksione të ndryshme:
Rektumi bashkohet me anusin, i cili është hapja ku jashtëqitja del jashtë trupit tuaj.
Imazhi i marrë nga: Zorra e trashë (zorra): Ilustrim i Enciklopedisë Mjekësore MedlinePlus
Pse më duhet një kolonoskopi?
Ju mund të bëni një kolonoskopi për:
Çfarë diktojnë kolonoskopitë?
Kolonoskopia përdoret për të diktuar kancerin kolorektal. Ekzaminimi nënkupton kontroll për kancer te njerëzit që nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes. Kolonoskopia mund të ndihmojë mjekun tuaj të kërkojë dhe trajtojë (nëse është e nevojshme) probleme në zorrën e trashë, të tilla si polipe të zorrës së trashë, tumore, ulçera, skuqje ose ënjtje (inflamacion), xhepa (divertikula) përgjatë murit të zorrës së trashë, zona të ngushtuara (striktura) të zorrës së trashë, dhe çdo objekt që mund të jetë në zorrë.
Më shumë informacion mbi kancerin kolorektal dhe procedurat e tjera gastrointestinale gjenden nën Kolonoskopia dhe Kanceri kolorektal.
Çfarë ndodh gjatë një kolonoskopie?
Më shumë informacion gjendet nën "Çfarë të presësh në ditën e procedurës suaj"
Ju mund të bëni kolonoskopinë tuaj si një pacient i jashtëm, që do të thotë se shkoni në shtëpi në të njëjtën ditë. Ose kolonoskopia juaj mund të bëhet si pjesë e një qëndrimi në spital. Mënyra se si kryhet procedura juaj ndryshon në varësi të gjendjes suaj dhe praktikave të ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor. Kolonoskopia ndjek këtë proces të përgjithshëm:
Në çfarë moshe duhet të bëj kolonoskopinë time të parë dhe sa shpesh kam nevojë për një?
Në përgjithësi, ju duhet të bëni kolonoskopinë tuaj të parë kur të jeni 45 vjeç. Nëse nuk keni ndonjë faktor rreziku, kontrolli rekomandohet çdo 10 vjet. Nëse keni faktorë rreziku (p.sh., histori personale ose familjare të polipeve, histori familjare të kancerit kolorektal, një histori mjekësore personale të kancerit), duhet të kontrolloheni më shpesh, si çdo pesë ose shtatë vjet. Ka faktorë shtesë që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të një polipi ose kanceri kolorektal. Bisedoni me mjekun tuaj se kur dhe sa shpesh duhet të bëni një kolonoskopi.
A ka procedura ose teste alternative ndaj kolonoskopisë që japin të njëjtat rezultate?
Kolonoskopia është mënyra më e mirë për të identifikuar polipet ose rreziqe të tjera për kancerin e zorrës së trashë, por për disa pacientë me më pak faktorë rreziku, ka alternativa që mjeku juaj mund t'i rekomandojë për ndërmjet kolonoskopive. Një alternativë ndaj kolonoskopisë është testi imunokimik fekal (FIT inicialet në Anglisht). Ky test kontrollon për gjak të fshehur në jashtëqitje që mund të sugjerojë praninë e polipeve ose kancerit. Flisni me ofruesin tuaj të kujdesit primar (PCP inicialet në Anglisht) për të parë nëse jeni kandidat për testimin FIT dhe nëse po, PCP-ja juaj do ta urdhërojë atë. Një alternativë tjetër ndaj një kolonoskopie është Cologuard, një mjet për diktimin e kancerit të zorrës së trashë që bëhet në shtëpi. Mjekët tanë zakonisht nuk rekomandojnë ose urdhërojnë testimin me Cologuard.
Më shumë rreth procedurave të tjera gastrointestinale mund të gjeni nën "Procedura të tjera Gastrointestinale dhe Endoskopike"
Cilat janë rreziqet dhe komplikimet që lidhen me një kolonoskopi?
Të gjitha procedurat kanë rreziqe. Disa nga rreziqet e mundshme të një kolonoskopie përfshijnë:
Në varësi të gjendjes suaj, mund të keni rreziqe të tjera. Diskutoni çdo shqetësim me mjekun tuaj përpara procedurës suaj.
Procedura të tjera Gastrointestinale dhe Endoskopike
Procedurat e mëposhtme përdoren gjithashtu për të ekzaminuar zorrën e trashë. Shumë nga këto procedura mund të bëhen përpara një kolonoskopie. Në varësi të rezultateve, mjeku juaj mund të rekomandojë një kolonoskopi për ekzaminim të mëtejshëm.
Sigmoidoskopia
Kjo procedurë diagnostikuese ekzaminon zorrën e trashë sigmoide, pjesa më e ulët e zorrës së trashë më afër rektumit. Ky test përdoret për të diagnostikuar gjendjet me simptoma të diarresë, konstipacionit, dhimbjes së barkut, polipeve dhe hemorragjisë. Ngjashëm me një kolonoskopi, gjatë një sigmoidoskopie, një tub i gjatë fleksibël, i quajtur sigmoidoskop, vendoset në rektum dhe zhvendoset në zorrën sigmoide. Sigmoidoskopi ka një kamerë të vogël dhe dritë në njërin skaj që përdoren për të kontrolluar për polipe të zorrës së trashë dhe shenjat e kolitit ulceroz.
Endoskopia e Traktit të Sipërm Gastrointestinal (UGI inicialet në Anglisht).
Kjo procedurë diagnostikuese ekzaminon traktin e sipërm gastrointestinal, i cili përmban gojën, ezofagun, stomakun dhe pjesën e parë të zorrës së hollë (duodenum). Gjatë një endoskopie të UGI, një tub i gjatë fleksibël, i quajtur endoskop, vendoset në gojën tuaj dhe zhvendoset në fyt, ezofag, stomak dhe duodenum. Endoskopi kontrollon për ulçera, ngushtime ose bllokime, ënjtje, sëmundje celiake ose sëmundje të Crohn. Mjeku juaj mund të vendosi mjete shtesë për të marrë kampione të indeve për një biopsi, për të hequr ndonjë objekt të bllokuar ose për të ndaluar hemorragji.
Kolonografia me Tomografi të Kompjuterizuar (CT inicialet në Anglisht): Kjo procedurë diagnostikuese është një kolonoskopi virtuale në të cilën përdoret një skaner me CT (tomografi e kompjuterizuar) për të ekzaminuar pjesën e brendshme të zorrës së trashë dhe rektumit. Ka shumë mundësi që do t'ju kërkohet të ndiqni një procedurë përgatitore, të ngjashme me atë të kolonoskopisë, për të pastruar zorrët përpara procedurës. Skanimi përdor rrezatim me dozë të ulët për të bërë fotografi të pjesës së brendshme të zorrës së trashë dhe rektumit për të kontrolluar për polipe dhe kancer.
Testi imunokimik fekal (Testi FIT inicialet në Anglisht):
Ky test përdoret për të përcaktuar nëse ka gjak në jashtëqitjen tuaj, gjë që mund të sinjalizojë per polipe në zorrën e trashë, hemorroide (enët e gjakut të fryra), ulçera, sëmundjen e Crohn ose divertikulit. Ky është një test në shtëpi për të cilin do të mblidhen tre mostra jashtëqitjesh dhe do të ekzaminohen nga mjeku juaj.
Testi i ADN-së së jashtëqitjes (Cologuard)
Ky test kontrollon për ADN jonormale që mund të lidhet me polipet e zorrës së trashë dhe/ose kancerin e zorrës së trashë. Në ngjashmëri me një kolonoskopi, ky test bëhet për të kontrolluar kancerin e zorrës së trashë ose polipet e zorrës së trashë te njerëzit pa simptoma. Siç u përmend në "Çfarë është një kolonoskopi?" mjekët tanë nuk urdhërojnë Cologuard, por në vend të kësaj urdhërojnë testimin FIT kur është e përshtatshme.
Klizma me barium
Ky test kontrollon për rritje jonormale në traktin e poshtëm gastrointestinal, përfshirë zorrën e trashë dhe rektumin. Zorra e trashë mbushet me sulfat bariumi që shfaqet i bardhë në filmat e radiografisë. Gjatë këtij testi, merret një radiografi në traktin e poshtëm gastrointestinal për të parë anomalitë, të tilla si inflamacioni (ënjtja), polipet ose kanceri.
Procedurat e mëposhtme kryhen nga ofruesit tanë të kujdesit shëndetësor për të diagnostikuar gjendje dhe sëmundje të tjera gastrointestinale.
Endoskopi me Video-Kapsule
Kjo metod pa dhimbje dhe joinvazive mund të përdoret për të ekzaminuar traktin tuaj gastrointestinal. Gjatë kësaj procedure, ju gëlltitni një videokamerë miniaturë një përdorimshme, të vendosur në një kapsulë. Ajo jep imazhe me ngjyra me cilësi të lartë ndërsa vazhdoni aktivitetet normale të përditshme. Kjo teknologji mund të diagnostikojë gjendje të tilla si sëmundjen e Crohns, sëmundjen celiak, tumoret, anemi nga mungesa e hekurit dhe hemorragji të pashpjegueshme.
Ekografi endoskopike
Kjo procedurë luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çrregullimeve të traktit të sipërm gastrointestinal, të ezofagut, pankreasit, stomakut, mushkërive dhe kanalit biliar. Me këtë teknologji, mjekët tanë mund të shikojnë lloje të ndryshme të kancerit, të vlerësojnë pankreatitin kronik dhe të studiojnë anomalitë e kanalit biliar dhe lezionet në murin e zorrëve.
Terapia Fotodinamike me Lazer
Ky është një trajtim jokirurgjikal i kancerit të ezofagut dhe ezofagut Barrett. Nëpërmjet një rruge intravenoze (IV), një medikament fotosensitive administrohet në qelizat kanceroze. Një lazer më pas aktivizon medikamentin, i cili më pas shkatërron qelizat anormale.
Enteroskopia me dy Ballona (DBE inicialet në Anglisht)
Kjo procedurë kryhet me një nga endoskopët e paktë të specializuar, në dispozicion në Shtetet e Bashkuara. DBE lejon mjekun të shikojë të gjithë zorrën tuaj të hollë. Më e rëndësishmja, i lejon mjekut tuaj të kryejë procedura të ndryshme përgjatë gjithë zorrës së hollë.