ABOUT US

You are here

Ne Pyesim Sepse Kujdesemi

We Ask Because We care graphic

View this page in other languages:
English | Español | Português | عربى | Tiếng Việt  | Shqip 

UMass Memorial Health është përkushtuar për t'i ofruar çdo pacienti kujdesin më të mirë. Fushata jonë Ne Pyesim Sepse Kujdesemi është një mënyrë që pacientët tanë të na tregojnë për veten e tyre.

Ne ju pyesim ju - dhe të gjithë pacientët tanë - pyetje në lidhje me racën, përkatësinë etnike, gjuhën, orientimin seksual, identitetin gjinor, paaftësinë fizike dhe faktorët social të shëndetit për të na ndihmuar t'ju njohim më mirë dhe të plotësojmë nevojat tuaja specifike.

Informacioni që ju ndani është privat dhe i mbrojtur me ligj. Ai ruhet në kartelën tuaj mjekësore.

Nuk është e nevojshme t'u përgjigjeni këtyre pyetjeve. Është vendimi juaj. Ne pyesim sepse kujdesemi për ju dhe për të gjithë pacientët tanë.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve na japin më shumë informacion për popullatën tonë të larmishme të pacientëve dhe na ndihmojnë të përmirësojmë cilësinë e kujdesit që i japim secilit pacient.

 

Pse i bëjmë këto pyetje?

Ne duam të sigurohemi që çdo pacient të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm. Këto pyetje na ndihmojnë ne:

  • Të kuptojmë më mirë pacientët dhe komunitetin tonë. Shëndeti i njerëzve mund të ndikohet nga prejardhja dhe identiteti i tyre. Sa më shumë të dimë se kush jeni, aq kujdes më të mirë mund të ofrojmë.
  • Të ofrojmë programe dhe shërbime për t'ju shërbyer më mirë, të tilla si shërbimet e përkthyesve dhe shërbime shëndetësore dixhitale. Ne konsiderojmë diversitetin e pacientëve tanë kur planifikojmë shërbimet tona shëndetësore. Për shembull, ne kemi nevojë të dimë preferencat gjuhësore të pacientëve tanë për të siguruar që ne kemi shërbimet e duhura të përkthimit me gojë dhe shkrim.
  • Të reduktojmë pabarazitë në kujdesin shëndetësor dhe të përmirësojmë cilësinë e kujdesit tonë. Duke krahasuar rezultatet shëndetësore të grupeve të ndryshme të pacientëve, ne mund të kuptojmë më mirë se sa po arrijmë në përmbushjen e qëllimit tonë për t'i ofruar çdo pacienti kujdesin më të mirë shëndetësor. Kuptimi i këtyre rezultateve na mundëson të modifikojmë mënyrën se si ne ofrojmë kujdes, nëse është e nevojshme.
  • Të përmbushim kërkesat federale dhe shtetërore. Informacioni juaj personal nuk i jepet kurrë qeverisë. Por, si të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor, ne ndjekim protokolle për të kuptuar pacientët që ndihmojmë dhe për të përmirësuar kujdesin në të gjithë vendin.

 

Çfarë informacioni kërkoni?

Ne pyesim të gjithë pacientët tanë për:

  • Racën: Vetë-identifikimi i një personi me një ose më shumë grupe shoqërore që mund të bazohet në karakteristika fizike, sociale dhe/ose biologjike.
  • Prejardhjen etnike: prejardhja e një personi e përcaktuar nga kombësia, prejardhja, trashëgimia dhe traditat kulturore. Shembujt përfshijnë "Vietnamez/e" ose "Ganian".
  • Përkatësinë etnike: Origjina Hispanike, Latine ose Spanjolle: Një tip specifik i përkatësisë Etnike – njerëzit nga Spanja, Kuba, Domenikan, Meksikanë, Porto Rican, Amerika Jugore Qendrore dhe/ose kultura apo përkatësi etnike tjetër spanjolle.
  • Gjuhën: Gjuha që një pacient ndihet më komod për të përdorur kur komunikon me personelin mjekësor.
  • Orientimin seksual: si e përcakton një person tërheqjen e tyre emocionale, romantike dhe seksuale ndaj të tjerëve.
  • Identitetin gjinor: perceptimi i një personi për gjininë e vet. Kjo ndonjëherë nuk përputhet me seksin ligjor të një personi.
  • Seksin e caktuar në lindje: seksi i caktuar për një person nga një klinicist kur ata kanë lindur.
  • Statusin e paaftësisë: Nëse një pacient ka aftësi të kufizuara dëgjimore, vizuale, mendore, mobiliteti, komunikuese apo paaftësi të tjera që mund të ndikojnë në mënyrën se si ata marrin kujdes.
  • Faktorët socialë të shëndetit: faktorë jo-klinik si aksesi në ushqim me vlera ushqyese, strehim cilësor, transport të besueshëm dhe stabilitet financiar. Për shkak të rëndësisë së tyre për shëndetin, identifikimi dhe adresimi i faktorëve social të shëndetit për pacientët tanë është kritik për angazhimin tonë për t'i ofruar çdo pacienti kujdesin më të mirë.

 

Kush do ta shohë informacionin? Si do të shpërndahet?

Ky informacion është konfidencial. Ne e përdorim informacionin vetëm nëse është e nevojshme për të ofruar kujdes. Informacioni juaj është gjithmonë i mbrojtur. Kartela juaj mjekësore është  mbrojtur me ligj.

 Mësoni më shumë rreth të drejtave tuaja të privatësisë së pacientit.

Po sikur të ketë pyetje të cilave nuk dua t'u përgjigjem? A duhet ta jap këtë informacion?

Jo. Përgjigja e këtyre pyetjeve është vullnetare. Ju keni një zgjedhje nëse do të jepni informacionin tuaj. Ne pyesim që të mund t'ju shërbejmë juve dhe të gjitha komuniteteve të ndryshme të pacientëve tanë më mirë.

 Po nëse ndihem më komod ta jap këtë informacion pa folur me dikë?

Portali ynë i pacientëve myChart është krijuar për t'ju lejuar të shtoni dhe përditësoni këtë informacion gjithashtu.

 Vizitoni myChart.

 Mësoni më shumë rreth myChart.